Klubi i futbollit Llapi ka zyrtarizuar transferimin e Edison Kqikut. 27-vjeçari, i cili ka shërbyer si kapiten i Gjilanit, i është bashkuar skuadrës llapjane me një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Kqiku është zhvilluar si futbollist te Gjilani, ku nga viti 2018 ishte pjesë e ekipit të parë. Gjatë karrierës së tij me klubin gjilanas, ai ka regjistruar 121 paraqitje. Ky transferim pason disa lëvizje të tjera në skuadrën e Llapit, e cila ka transferuar disa lojtarë të rinj dhe ka ndërprerë bashkëpunimin me të tjerë.