Protestuesit e ndaluar pas përplasjeve me policinë në tubimin e 2 korrikut kanë nisur të dalin nga blloku i sigurisë në rrugën “Mine Peza”. Gjykata e Tiranës shpalli vendimin për 19 personat e arrestuar pas ngjarjeve.

Everest Bardh dhe Ervin Gega u caktuan në masën e arrestit në shtëpi. Prokuroria fillimisht kërkoi arrest me burg për ta, duke argumentuar akte dhune dhe shkatërrim të automjetit të policisë.

Altin Hila, një protestues i njohur, u la i lirë pa masë sigurie. Edhe pse fillimisht prokuroria kërkoi burg, qëndrimi u zbut më vonë në kërkesë për arrest shtëpie.

Dymbëdhjetë protestues u lanë nën masën e detyrimit për paraqitje periodike. Pesë të tjerë u liruan pa asnjë masë sigurie. Seanca gjyqësore zgjati mbi pesë orë dhe u pezullua përkohësisht pasi protestuesi Niko Carklaj shfaqi shqetësime shëndetësore për shkak të epilepsisë.