Lila Moss, 23-vjeçare, ndodhet aktualisht me pushime në Athinë. Modelja britanike ndau në Instagram një seri fotografish ku shfaqej me një kostum banje me vlerë rreth 380 euro. Rrobat e banjës, të markës Burberry, kishin detajet karakteristike me kuadrata në rripa, duke nxjerrë në pah linjat e modeles.

Në fotografi u vu re edhe sensori që Lila mban për monitorimin e glukozës. Ajo jeton me diabet të tipit 1. Pushimet në Athinë po zhvillohen në një ambient luksoz, me çmime dhomash që nisin nga rreth 1.800 euro për natë.

Lila Moss po ndërton me sukses karrierën e saj në industrinë e modës, duke ndjekur gjurmët e nënës së saj, supermodeles Kate Moss. Ajo debutoi në pasarelë në vitin 2020, duke hapur dhe mbyllur sfilatën e Miu Miu për koleksionin Pranverë/Verë 2021. Që atëherë, ajo ka qenë pjesë e fushatave të markave si Gucci, Fendi, Marc Jacobs Beauty dhe YSL Beauty.