Promovimi u organizua nga SHKA “Xheladin Zeqiri”-Tetovë. Kjo shoqëri artistike ka një histori bashkëpunimi me Qamilin e Vogël që nga fundi i viteve ’50. Lidhja e hershme kulturore me artistin i dha ngjarjes një simbolikë të veçantë.

Libri detajon jetën dhe krijimtarinë e Qamilit të Vogël. Ai përmban dokumente, kujtime, dëshmi dhe rrëfime. Botimi ndriçon kontributin e tij në muzikën qytetare shqiptare, duke e prezantuar si një nga zërat më të dashur të këngës shqipe.

Gjatë aktivitetit u theksua lidhja e Qamilit të Vogël me Tetovën. Ai ishte mysafir i shpeshtë në qytet, duke marrë pjesë në koncerte, dasma dhe takime kulturore. Promovimi i këtij libri shërben si një rikthim simbolik i kujtimit të tij mes publikut tetovar.

Në panelin promovues morën pjesë studiuesit Bekim Ramadani, Behar Arllati dhe Sulejman Dërmaku. Ata folën për jetën, veprën dhe trashëgiminë artistike të Qamilit të Vogël. Programi u plotësua me interpretime muzikore nga Selajdin Miftari-Salushi, Azir Aziri, Nexhat Ceka dhe artistë të tjerë, të cilët sollën atmosferën e këngës qytetare shqiptare.