Vokshi, e njohur edhe si ish-banore e 'Big Brother VIP Kosova', e ka ndarë lajmin e dhimbshëm me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe priste të mirëpriste fëmijën e tretë pas tre vitesh.

Në një postim në Instagram, Vokshi shkroi se ky nuk ishte postimi që kishte planifikuar, pasi priste të ndante një moment gëzimi. Ajo theksoi rëndësinë e ndarjes së kësaj përvoje për të ndihmuar gratë e tjera që e përjetojnë këtë dhimbje në heshtje. Sipas saj, askush nuk duhet ta kalojë një situatë të tillë i vetëm.

Në fund të mesazhit, Ledi Vokshi ofroi mbështetje për të gjitha gratë që kanë kaluar një situatë të ngjashme.