Skuadra angleze parashikon vështirësi gjatë ndeshjeve në stadiumin “Azteca” në Mexico City. Ky qytet është një ndër metropolet me lartësi më të madhe mbidetare në botë. Lojtarët meksikanë nuk pritet të kenë probleme, ndryshe nga anglezët.

Gazetarja Charlotte Daly testoi personalisht efektet, duke vrapuar pesë kilometra në Mexico City pak pas mbërritjes. Ajo raportoi shtrëngim të pazakontë në gjoks dhe frymëmarrje më të vështirë, me ndjenjën e mungesës së oksigjenit. Këmbët ndiheshin më të rënduara, dhe djersitja ishte më e madhe se zakonisht. Daly e përfundoi distancën tre minuta më ngadalë sesa zakonisht.

Një anëtar i Forcave Speciale Britanike i sugjeroi asaj përdorimin e vazelinës gjatë stërvitjeve në lartësi të mëdha, siç është rasti në Mexico City.