Sharan, një grua nga Mbretëria e Bashkuar, ka treguar nëpërmjet një videoje në TikTok se si mund të parandalohet hyrja e mizave në ambiente të mbyllura gjatë verës.
Për këtë metodë, ajo përdor një limon dhe disa karafila aromatikë. Procesi është i thjeshtë: limoni pritet përgjysmë dhe më pas në tulin e tij ngulen karafilat aromatikë në mënyrë të barabartë. Këto gjysma limoni vendosen pranë dritareve, mbi tavolina, në tasat me fruta, në banakun e kuzhinës ose në çdo zonë ku mizat shfaqen zakonisht.
Kombinimi i limonit dhe karafilit konsiderohet efektiv për të larguar mizat e zakonshme të shtëpisë dhe mizat e frutave. Mizat kanë nuhatje të zhvilluar dhe aroma e fortë e agrumeve e karafilit ua vështirëson orientimin. Limoni përmban limonen, ndërsa karafili përmban eugenol, të cilat janë substanca me aroma të pakëndshme për insektet, duke penguar aftësinë e tyre për të gjetur ushqim.
Kjo zgjidhje me kosto të ulët është veçanërisht e dobishme gjatë vakteve në ambiente të brendshme dhe gjatë ngrënieve në natyrë. Megjithatë, është e rëndësishme që gjysmat e limonit të zëvendësohen çdo disa ditë, pasi pasi të thahen apo të kalben, ato humbin efikasitetin dhe mund të tërheqin mizat, në vend që t'i largojnë.