Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar. LAMM thekson se nuk ka pritje të zgjatura në pikat kufitare të vendit. Kushtet e rrugëve janë kryesisht të thata, duke mundësuar një qarkullim normal të mjeteve.

LAMM rekomandon drejtuesit e mjeteve të respektojnë shpejtësinë e lejuar dhe sinjalistikën rrugore. Kujdes i veçantë duhet treguar në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe brigje lumenjsh, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut. Seksionet ku rekomandohet shtimi i kujdesit përfshijnë Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.