Lamallari vlerësoi se ngjarja e së shtunës mbrëma, ku protestues hodhën sende të forta ndaj godinës së policisë, është pasojë e një klime të nxitur. Sipas tij, kjo klimë krijohet nga deklarata të papërgjegjshme dhe gjuha e urrejtjes.

Ministri theksoi se dhuna nis nga urrejtja, vijon me nxitje në rrjetet sociale dhe përfundon me akte fizike. Ai shtoi se akte të tilla nuk kanë vend në Shqipërinë europiane dhe nuk mund të justifikohen. Lamallari akuzoi ata që, sipas tij, kanë nxitur tensionet nëpërmjet komenteve dhe mesazheve në rrjetet sociale.