Labinot Rexha ka ndarë me ndjekësit një imazh ku shfaqet pranë bashkëshortes, Laureta Rexha, gjatë pushimeve buzë detit. Fokusi kryesor i komenteve u bë pamja e këngëtarit, e cila dallon nga paraqitjet e tij të mëparshme publike. Kjo ka ngritur dyshime për manipulim të fotos.

Shumë ndjekës kanë shprehur kritika në komente, duke pretenduar se fiziku i Rexhës në fotografi është edituar. Ata e akuzojnë këngëtarin për përdorim të tepruar të Photoshop-it. Pavarësisht vëmendjes dhe reagimeve, Labinot Rexha nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këto komente.

Këtë verë, këngëtari ka njoftuar se është i angazhuar me mbrëmje dhe koncerte.