Propozimet për shkarkimin dhe emërimin e anëtarëve të rinj të Qeverisë kanë mbërritur në Kuvend. Rendi i ditës përfshin shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë, shkarkimin e zëvendësministrave dhe emërimin e ministrave të rinj.

Ndër ndryshimet e propozuara, Jeton Shasivari pritet të zëvendësojë Igor Filkovin në Ministrinë e Drejtësisë. Agon Ferati propozohet për Ministrinë e Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, duke zëvendësuar Ivan Stoilkoviqin. Ky i fundit propozohet të marrë drejtimin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, në vend të Zllatko Perinskit.

Borçe Serafimovski është propozuar për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, duke zëvendësuar Cvetan Tripunovskin. Sasho Klekovski pritet të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë në vend të Azir Aliut. Gjoko Velkovski, aktualisht zëvendësministër, propozohet për Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Për Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, gjithashtu zëvendësministër, do të zëvendësojë Zoran Lutkvit. Erxhan Demir është propozuar si ministër pa resor, duke marrë vendin e Shaban Saliut.