Në rendin e ditës janë përfshirë projektrezoluta për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, si dhe Bankës së Shqipërisë.
Deputetët do të shqyrtojnë edhe veprimtarinë e institucioneve të tjera, ndër të cilat Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Instituti i Statistikave (INSTAT), Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Radiotelevizioni Shqiptar, Autoriteti i Mediave Audiovizive, Enti Rregullator i Energjisë dhe Enti Rregullator i Ujit.
Seanca do të përfundojë me diskutime për çështje të ngritura nga zgjedhësit. Deputetët pritet të trajtojnë problematikat e evidentuara nga qytetarët në zonat e tyre elektorale.