Humbja e këtij fondi lidhet drejtpërdrejt me ngërçin politik dhe mungesën e stabilitetit institucional. Fondet ishin parashikuar për investime në drejtësi, energji, inovacion dhe përmirësimin e klimës së biznesit.

Profesori i ekonomisë, Fidan Qerimi, theksoi se kjo humbje do të rezultojë në një rritje më të ngadaltë ekonomike. Ai shtoi se moszbatimi i reformave dërgon sinjale negative për investimet e huaja, duke dëmtuar krijimin e kushteve për të bërë biznes.

Njohësi i çështjeve politike, Basri Muja, paralajmëroi se mungesa e institucioneve stabile pengon miratimin e ligjeve të reja dhe ndryshimin e atyre ekzistuese. Kjo situatë vështirëson procedimin e nismave për reforma të ndryshme.

Formimi i institucioneve të reja mbetet i paqartë. Procesi i konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së Presidentit dhe formimit të Qeverisë është bllokuar nga ankesat në Gjykatën Supreme pas certifikimit të rezultatit zgjedhor.