Albin Kurti vlerësoi Deklaratën e Pavarësisë së 4 korrikut 1776, jo vetëm si ngjarje historike, por edhe për vlerat universale si barazia, liria dhe të drejtat e patjetërsueshme të njeriut që ajo përfaqëson. Ai kujtoi mbështetjen e SHBA-së për pavarësinë e Kosovës.

Kurti përmendi deklaratën e ish-presidentit George W. Bush në Tiranë më 10 qershor 2007, kur tha se “Kosova është e pavarur”. Kjo datë, sipas Kurtit, është ndër më të rëndësishmet në historinë shtetformuese të Kosovës. Ai shtoi se shqiptarët kanë marrë dy herë mbështetje vendimtare nga SHBA-ja, fillimisht për ruajtjen e shtetit shqiptar dhe më pas për pavarësinë e Kosovës, brenda afro një shekulli.