Kurti dha një prononcim të shkurtër mbi ecurinë e procesit paszgjedhor. Ai konfirmoi se formimi i koalicioneve dhe institucioneve varet nga përfundimi i këtij procesi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

KQZ tashmë ka shpallur rezultatet paraprake të zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 47.13% të votave. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.44%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 16.69% të mbështetjes. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 6.74% të votave.