Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu nuk dhanë deklarata për media gjatë pjesëmarrjes në shënimin e 36-vjetorit të Deklaratës së 2 Korrikut. Pyetjeve për gazin amerikan, ata iu përgjigjën me arsyetimin e një agjende të ngjeshur.

Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në aktivitetin për 20-vjetorin e themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës. Kurti shmangu pyetjet për gazin amerikan, duke deklaruar se po shkonte në kryeministri. Haxhiu u largua nga salla në momentin e fillimit të programit artistik të Ansamblit “Shota”.