Ndeshja pritet të jetë sfiduese për të dyja skuadrat. Vladimir Petkoviq, i cili drejtoi Zvicrën nga viti 2014 deri në 2021, ka njohuri të thella për lojtarët dhe strategjitë helvetike. Nën drejtimin e tij, Zvicra kishte ndërtuar një stil loje me menaxhim presioni dhe kundërsulme të shpejta, të cilin e vazhdon edhe aktualisht.
Zvicra, fituese e Grupit B, vjen në këtë fazë si një skuadër e pjekur dhe me më shumë përvojë nën përzgjedhësin aktual, Murat Yakin. Ajo mbështetet tek mesfushorët Granit Xhaka dhe Remo Freuler, si dhe tek talenti Johan Manzambi, i cili ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asistim në fazën e grupeve.
Algjeria u kualifikua si një nga tetë ekipet më të mira të vendeve të treta. Kërcënimi kryesor për Zvicrën nga skuadra algjeriane është lojtari me përvojë, Riyad Mahrez. Ndeshja është pjesë e Botërorit që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.