Dueli po zhvillohet në Vancouver. Dy periudha shtesë nga 15 minuta secila do të përcaktojnë fituesin.

Për Zvicrën, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari ishin titullarë. Jashari u zëvendësua pas pjesës së parë. Xhaka mori karton të verdhë në minutën e 51-të, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj një lojtari kolumbian.