Kushte të vështira atmosferike priten gjatë ndeshjes së Kupës së Botës mes Paraguait dhe Francës. Takimi, i programuar për të shtunën në orën 23:00, do të zhvillohet në Filadelfia. Parashikohen temperatura deri në 40 gradë Celsius në momentin e fillimit të ndeshjes, të cilat do të vazhdojnë deri në përfundim.

Përveç nxehtësisë, ekziston mundësia e stuhive të mëdha në këtë qytet gjatë kohës së zhvillimit të ndeshjes. Kjo situatë ka alarmuar FIFA-n, duke ngritur shqetësime për shëndetin e lojtarëve. Duke qenë se ndeshja luhet në një stadium të hapur, ekziston mundësia e shtyrjes së saj. Francës i është shtyrë më parë një ndeshje me Irakun për dy orë e 10 minuta për shkak të motit.

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, i ka bërë stërvitjet e ekipit në temperatura 36 gradë Celsius dhe me lagështi 54 për qind, në një përpjekje për të përgatitur lojtarët. Disa lojtarë, si Kylian Mbappe, kanë shfaqur shenja vështirësie nga nxehtësia gjatë seancave stërvitore.