FIFA pritet të njoftojë ndryshimin e orarit. Fillimisht, takimi ishte planifikuar të luhej në orën 18:00 me orën lokale të Mexico Cityt.
Orari i ri i propozuar është e diela, ora 12:00, gjashtë orë më herët se planifikimi fillestar. Kjo zhvendosje vjen pas paralajmërimeve për kushte të pafavorshme atmosferike, përfshirë stuhi dhe rrufe, të cilat priten të fillojnë rreth një orë para nisjes së ndeshjes dhe të vazhdojnë gjatë saj.
Meteorologu Stephen Morgan nga Fox Weather thekson se rrufetë paraqesin rrezik serioz për lojtarët dhe tifozët. Kjo është një masë paraprake për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve. Raportimet nga mediat meksikane konfirmojnë se ndryshimi po bëhet pikërisht për shkak të rrezikut nga rrufetë.
Kjo nuk është hera e parë që kushtet atmosferike ndikojnë në këtë Botëror. Më herët, ndeshja Francë-Irak në Filadelfia pati një ndërprerje dy-orëshe, ndërsa Anglia gjithashtu është përballur me vonesa të ngjashme në ndeshjet përgatitore.