Kombëtarja belge mposhti ekipin vendas të SHBA-së me rezultatin 1-4, duke u kualifikuar mes tetë skuadrave më të mira të turneut. Rudi Garcia, trajneri i Belgjikës, pa skuadrën e tij të dominonte ndeshjen e fazës së 1/8-ave.

Goli i parë erdhi shpejt, në minutën e nëntë, nga Charles De Ketelaere. SHBA-ja barazoi rezultatin në minutën e 31-të me një goditje dënimi nga Tillman, por Belgjika mori sërish epërsinë dy minuta më vonë, me De Ketelaere që shënoi golin e dytë pas asistit të Trossard.

Në pjesën e dytë, Vanaken shënoi golin e tretë për Belgjikën, pas një gabimi të portierit amerikan dhe asistit të De Ketelaere. Fitorja u vulos në minutat shtesë me golin e Romelu Lukakut, duke e çuar rezultatin përfundimtar në 4-1.

Në fazën çerekfinale, Belgjika do të përballet me Spanjën. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 10 korrik, në orën 21:00.