Zoti Kulluri, i ftuar në një emision televiziv, theksoi se Shqipëria pret rreth 10 milionë turistë, dhe impakti i këtij koncerti në rritjen e numrit të tyre nuk do të jetë i madh. Ai vuri në dyshim shpenzimin e 4 milionë eurove për këtë ngjarje, kur këto fonde mund të ishin përdorur për promovimin e turizmit.
Sipas Kullurit, kryeministri sillet si “drejtor komunal”, i fokusuar te fasadat dhe jo te menaxhimi i punëve publike. Ai argumentoi se pas fasadave fshihen realitete të vështira që kanë nxjerrë qytetarët në shesh. Kulluri e cilësoi koncertin si një aventurë personale, duke kujtuar rastin e skandalit me biletat të koncertit të "Scorpions" në të kaluarën.
Analisti përmendi mungesën e investimeve në sektorë kyçë, si helikopterët e mbetur që nga viti 2013 dhe mungesa e ujit në ndërtimet në Palasë e Dhërmi. Ai theksoi se problemi i zhvillimit të vendit është lidhja me krimin e organizuar, dhe këto probleme nuk mund të mbulohen me një koncert. Fillimisht, koncerti nuk ishte parashikuar të organizohej me paratë e qeverisë, çka tregon një dështim në planifikim.