Zoti Kulluri, i ftuar në një emision televiziv, argumentoi se Shqipëria ka aktualisht rreth 10 milionë turistë, dhe ky koncert nuk do të ndryshojë ndjeshëm këtë shifër. Sipas tij, 4 milionë eurot e shpenzuara nuk po përdoren për rritjen e numrit të turistëve nga 10 në 11 milionë.
Analisti kritikoi kryeministrin, duke thënë se ai sillet si një drejtor komunal, duke u përqendruar vetëm te fasadat dhe duke munguar në menaxhimin e punëve publike. Kulluri shtoi se pas fasadave fshihen realitete të vështira që kanë shtyrë qytetarët të protestojnë.
Ai e cilësoi organizimin e këtij koncerti si një “aventurë personale” dhe kujtoi rastin e koncertit të Scorpions, që çoi në hetime prokuroriale për shkak të skandalit me biletat. Kulluri theksoi se problemet ekzistuese, si mungesa e ujit në ndërtime të reja në Palasë dhe Dhërmi, nuk mund të mbulohen me një koncert. Ai shtoi se fillimisht nuk ishte parashikuar që ky event të financohej nga qeveria, duke sugjeruar se dështimi ka sjellë nevojën për mbështetje shtetërore.