Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi arrestimin e shtetasit Rr.U.

Gjatë kontrolleve në fshatin Vlahen, Bashkia Has, u zbuluan tre parcela me 1874 bimë të dyshuara kanabis sativa. Pas kontrollit të banesës së të dyshuarit, u gjetën dhe sekuestruan 73 fishekë model 56, kalibër 7.62 mm, tre krehër automatiku bosh dhe dy fitila zjarrëpërcjellës. Hetimet po vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.