Reklamat për këtë produkt, të shpërndara në Facebook, pretendojnë zgjidhje natyrale për rënien, forcimin dhe trashjen e flokëve, si dhe eliminimin e zbokthit, me çmim prej 700 denarë. Megjithatë, mungon informacioni për përbërjen dhe prodhuesin e tij. Kontrollet tregojnë se “Kosopasec” nuk gjendet në farmaci, por shitet vetëm përmes platformave të Facebook prej vitesh.
Rënia e flokëve, ose Alopecia areata, është një sëmundje autoimune ku sistemi imunitar sulmon folikulat e flokëve. Kjo shkakton rënie flokësh në njolla të rrumbullakëta ose ovale, shpesh në kokë, por edhe në mjekër, vetulla apo pjesë të tjera të trupit. Për këtë gjendje nuk ka një kurë të përhershme, por flokët shpesh rriten sërish me trajtime ose spontanisht, megjithëse sëmundja mund të rikthehet periodikisht.
Dermatologët rekomandojnë trajtime të tilla si injeksione kortikosteroide, kremra ose locione kortikosteroide, Minoksidil për stimulim, si dhe frenues të JAK në raste të rënda, të gjitha nën mbikëqyrje mjekësore. Reklamimi dhe shitja e produkteve të patestuara dhe të paregjistruara, si “Kosopasec”, konsiderohet e pavërtetë dhe e rrezikshme për shkak të efekteve të panjohura.