Ky vendim vlen për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Ministri në detyrë, Dimal Basha, bëri të ditur se kufizimi është vendosur për shkak të temperaturave të larta.

Në autostrada, qarkullimi kufizohet kur temperatura tejkalon 32 gradë Celsius. Kjo masë zbatohet në intervalin kohor nga ora 11:00 deri në 17:30. Për rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, kufizimi hyn në fuqi kur temperaturat arrijnë 35 gradë Celsius ose më lart, duke ruajtur të njëjtin interval orar.

Ministria e Infrastrukturës do të publikojë çdo ditë masat specifike për ditën pasuese. Ky vendim synon të mbrojë rrugët nga dëmtimet e shkaktuara nga ngarkesat e rënda dhe temperaturat e larta, duke siguruar njëkohësisht siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.