Zbulimi i kësaj lidhjeje ilegale tregon keqpërdorimin e mijëra litrave ujë. KRU Prishtina thekson se kjo veprimtari dëmton interesin publik dhe abuzon me një burim jetik.

Organet kompetente po hetojnë rastin. Pas përfundimit të procedurave ligjore dhe vërtetimit të plotë të fakteve, personat përgjegjës do të përballen me masa ligjore dhe procedim gjyqësor.