Zbulimet u bënë në disa lokalitete. Tetë lidhje ilegale u gjetën në Hajvali, pesë në Bërnicë dhe katër të tjera në Llukar.
KRU Prishtina theksoi se këto lidhje shkaktojnë humbje të konsiderueshme uji, dëmtojnë infrastrukturën e rrjetit dhe ndikojnë negativisht në furnizimin e rregullt për konsumatorët pagues. Kompania e cilësoi situatën si "më shumë se të tmerrshme".
Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje. Ndaj personave të përfshirë në kyçje ilegale do të merren masat ligjore të parashikuara.