Zbulimi u bë gjatë kontrolleve intensive të kryera nga ekipet e kompanisë, brenda vetëm dy orëve. Të gjitha lidhjet e identifikuara u shkëputën menjëherë nga rrjeti i furnizimit.

Rastet do t'i dërgohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. KRU “Prishtina” thekson se lidhjet ilegale konsiderohen vjedhje e ujit dhe dëmtojnë rëndë sistemin e furnizimit, duke ulur presionin dhe rrezikuar furnizimin e rregullt për konsumatorët pagues.

Kompania paralajmëron se kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje. Çdo lidhje e paligjshme do të zbulohet, shkyçet dhe do të përballet me pasojat ligjore përkatëse.