Të dhënat e MPB-së tregojnë se gjatë kësaj periudhe u goditën mbi 30 grupe të organizuara kriminale. Numri i grupeve të zbuluara lidhur me korrupsionin u rrit me 50%.
Në luftën kundër trafikimit të drogës u zbuluan mbi 1.600 vepra penale dhe u kallëzuan rreth 1.900 persona. U sekuestruan 6,2 tonë lëndë narkotike dhe u parandaluan nëntë transporte ndërkombëtare. Sekuestrimet e kokainës shënuan një rritje prej më shumë se 300%.
Kriminaliteti pasuror u ul me mbi 30%, ndërsa grabitjet dhe vjedhjet me dhunë u zvogëluan për më shumë se 40%. MPB thekson se këto shifra pasqyrojnë parandalimin e veprave penale, shkatërrimin e rrjeteve kriminale, mbrojtjen e pronës dhe rritjen e sigurisë qytetare.