Efikasiteti në zbulimin e veprave penale dhe autorëve të tyre ka arritur në 69%. Gjatë kësaj periudhe, MPB-ja goditi mbi 30 grupe të organizuara kriminale. Numri i grupeve të zbuluara të lidhura me korrupsionin u rrit me 50%. Ky nuk është një tregues statistikor, pas çdo shifre qëndron një vepër penale e parandaluar, një rrjet kriminal i shkatërruar, një jetë e shpëtuar, pronë e mbrojtur dhe siguri më e madhe për qytetarët, theksoi MPB.
Në luftën kundër trafikimit të drogës, u zbuluan mbi 1.600 vepra penale dhe u kallëzuan rreth 1.900 persona. U sekuestruan 6.2 tonë lëndë narkotike dhe u parandaluan nëntë transporte ndërkombëtare të marihuanës dhe kokainës. Sekuestrimet e kokainës u rritën me mbi 300%. Kriminaliteti pasuror ra me më shumë se 30%, ndërsa grabitjet dhe vjedhjet me dhunë u zvogëluan me mbi 40%.