Aktakuza e re e ngarkon R.D. me vrasjen e 71 civilëve shqiptarë dhe vepra të tjera. Ai dyshohet se, në bashkëkryerje me forcat serbe, kreu trajtim çnjerëzor, torturë, plaçkitje dhe dëbim të popullsisë civile. R.D. dyshohet se më 22 maj 1999 qëlloi me armë zjarri Sh.D., e cila ndërroi jetë nga plagët e marra.

Rasti është dërguar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për shqyrtim të mëtejshëm. I pandehuri aktualisht ndodhet në paraburgim.