KQZ-ja do të procedojë me certifikimin nëse vendimet e Supremes nuk përmbajnë obligime për Komisionin. Në rast se vendimet kërkojnë veprime të caktuara, ato do të zbatohen fillimisht, dhe më pas do të kryhet certifikimi.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi se ky proces do të varet plotësisht nga vendimet e Supremes. KQZ shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit më 27 qershor 2026.

Sipas rezultateve të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje fitoi 47.13% të votave, Partia Demokratike e Kosovës 19.44%, Lidhja Demokratike e Kosovës 16.69%, Aleanca 6.74%, dhe Lista Serbe mori 5.40% të votave.