Certifikimi i rezultateve u bë një muaj pas mbajtjes së votimeve, të cilat ishin të tretat parlamentare në Kosovë brenda një viti e gjysmë. Partitë opozitare fituan si vijon: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 18 mandate, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shtatë mandate.
Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, njoftoi ndryshime vetëm në listën e deputetëve të Aleancës. Dy deputetë të zgjedhur, Adrian Gjini dhe Daut Haradinaj, hoqën dorë nga mandatet. Ata do të zëvendësohen nga Bekë Berisha dhe Burim Ramadani.