Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, konfirmoi lajmin. Ai shpjegoi se mbledhja zhvillohet pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore në Gjykatën Supreme.

Gjykata Supreme hodhi poshtë pesë ankesa lidhur me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. Ky vendim i hapi rrugë certifikimit nga KQZ-ja.

Certifikimi i rezultateve përfundimtare shënon hapin e fundit formal për zyrtarizimin e fituesve të zgjedhjeve të mbajtura në fillim të qershorit.