Enti Shtetëror i Statistikave bëri me dije rritjen e këtyre dy indekseve. Rritja më e ndjeshme te kostoja e jetesës u regjistrua në kategoritë e pijeve alkoolike, duhanit dhe narkotikëve, me një rritje prej 9.3%. Transporti gjithashtu shënoi një rritje të konsiderueshme prej 6.2%.

Në anën e çmimeve me pakicë, produktet industriale joushqimore dhe duhani patën rritjen më të lartë, prej 5.9%. Produktet industriale në përgjithësi u shtrenjtuan me 4.5%.