Veprimi policor, i ndërmarrë pas informacioneve të siguruara, çoi në kontrollin e një dërgese më 25 qershor 2026. Brenda saj u gjetën dhe u sekuestruan katër pushkë AK-47, nëntë karikatorë dhe 262 fishekë. Gjithashtu, në porosi u zbuluan edhe dy dritare plastike.
Më 2 korrik 2026, si pjesë e hetimeve të mëtejshme, policia shoqëroi dy shtetas kosovarë për intervistim. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri prej tyre u dërgua në mbajtje.
Gjatë këtij operacioni, u krye edhe bastisja e një shtëpie, ku u gjetën dhe u sekuestruan tre pjesë të tjera të pushkëve AK-47 dhe një kondak pushke prej druri.