Raporti i ASK-së mbi projeksionet e popullsisë deri në vitin 2060 tregon një trend plakjeje të popullsisë. Në vitin 2011, mosha mesatare ishte rreth 30 vjeç, ndërsa në regjistrimin e fundit të vitit 2024, ajo u rrit në rreth 35 vjeç.
Prishtina mbetet komuna me popullsinë më urbane, ndërsa Dragashi renditet si komuna me popullsinë më rurale. Sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë, Kosova ka gjithsej 1.602.515 banorë.
Regjistrimi i popullsisë i vitit 2024 u krye edhe në katër komunat veriore: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Nga rreth 15.000 banorë të vlerësuar nga ASK-ja në këto komuna, vetëm 6.708 morën pjesë në regjistrim.
Për herë të parë, regjistrimi i vitit 2024 përfshiu një vlerësim të dëmeve të luftës së viteve 1998-99. Dëmet materiale vlerësohen në mbi 5 miliardë euro. Të dhënat tregojnë se gjatë luftës u vranë 11.417 persona, 1.047 u zhdukën, 6.682 u plagosën dhe 3.312 u burgosën.