Hekuran Murati, ministër në detyrë i Financave, ka vlerësuar raportin e FMN-së, ku theksohet ky parashikim. Pavarësisht ngadalësimit të përgjithshëm ekonomik në Evropë, vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, pritet të shënojnë ritme më të shpejta rritjeje.
Eurozona parashikohet të ketë një rritje mesatare vjetore prej vetëm 1.2% në periudhën 2027-2031. Në krahasim, FMN-ja parashikon një rritje mesatare prej 1.4% për Bashkimin Evropian dhe rreth 3.2% për ekonominë globale. Azia në zhvillim pritet të zgjerohet me 4.6% në vit, India me 6.5% dhe Afrika Sub-Sahariane me 4.6%.
FMN-ja thekson se Evropa do të përballet me sfida strukturore si borxhi i lartë publik, plakja e popullsisë, produktiviteti i ulët, kostot e larta të energjisë dhe pasiguritë gjeopolitike. Këta faktorë do të mbajnë rritjen ekonomike nën nivelet historike.
Për të ruajtur rritjen afatgjatë, FMN-ja rekomandon investime më të mëdha në infrastrukturë, arsim dhe inovacion. Gjithashtu, vendet duhet të forcojnë financat publike. Kjo siguron që rritja ekonomike të mbështetet në produktivitet dhe jo vetëm në zgjerimin e tregut të punës.