Kosova kryesoi me vetëm një pikë avantazh ndaj Shqipërisë në ndeshjen e parafundit të raundit të parë parakualifikues për “Eurobasket 2029”. Çereku i parë përfundoi 23:23, ndërsa i dyti 25:24 në favor të Kosovës.
Drilon Hajrizi shënoi 17 pikë dhe bëri gjashtë kërcime për Kosovën gjatë pjesës së parë. Për Shqipërinë, Xhuljan Tola ishte më i dalluari me shtatë pikë, tri kërcime dhe një asistim.
Ndeshja e parë mes këtyre dy kombëtareve u luajt më 30 nëntor, ku Kosova fitoi 99:84 ndaj Shqipërisë në Shkodër. Më 27 shkurt, Kosova humbi 89:78 kundër Sllovakisë në Prizren.
Vendi i parë në grup siguron avancimin në raundin e dytë kualifikues. Mundësi për avancim ekziston edhe nga pozita e dytë. Kosova do të luajë ndeshjen e fundit më 5 korrik kundër Sllovakisë, në udhëtim.