Në takim, Konjufca theksoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian meriton vëmendje. Ai kërkoi hapjen e rrugës drejt statusit të vendit kandidat dhe fillimin e negociatave për anëtarësim. Takimi trajtoi zhvillimet politike në vend, formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare dhe procesin e integrimit evropian e euroatlantik të Kosovës.
Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj avancimit të rrugës evropiane. Institucionet kosovare synojnë thellimin e bashkëpunimit me organet e BE-së dhe përmbushjen e hapave të domosdoshëm për një integrim të plotë në Bashkimin Evropian.