Saimir Korreshi deklaroi se në dyqane mungon informacioni i plotë për përbërjen e produkteve të bulmetit, duke vënë theksin te djathi. Sipas deputetit, konsumatorët nuk dinë se çfarë blejnë, pasi nuk respektohen standardet e Bashkimit Europian për deklarimin e përbërësve ushqimorë.

Deputeti kritikoi edhe mungesën e infrastrukturës shtetërore për analiza ushqimore. Ai përmendi zonën e Myzeqesë si shembull ku mungojnë laboratorët e kontrollit. Korreshi u shpreh se në Shqipëri ndodh që djathi të jetë 70% dhie dhe 30% deleje, pa etiketim të qartë.

Ai sugjeroi se besimi ndaj ministrisë ka rënë, duke penguar fshatarët të aplikojnë për subvencione.