Në një dokumentar të ri, Korina Shumaker ka ndarë detaje mbi jetën e familjes pas aksidentit të bashkëshortit në dhjetor 2013. Ajo e përshkroi ngjarjen si një çështje fati të keq dhe fatkeqësinë më të madhe. "Mikaeli më mungon çdo ditë, fëmijëve tanë, familjes dhe babait të tij. Por ai është këtu, ndryshe, dhe kjo na jep forcë," u shpreh ajo.

Aksidenti i skijimit ndryshoi jetën e ish-pilotit të Ferrarit. Edhe pse familja ka ruajtur privatësinë rreth gjendjes së tij shëndetësore, Korina tregoi se Michael ishte një person i gëzuar në jetën private, larg imazhit të ftohtë në pistë. Ajo kujtoi se ai ishte gjithmonë i pari që mbërrinte në festa dhe i fundit që largohej, duke kënduar shpesh 'My Way'.

Sa i përket gjendjes shëndetësore, dihet se ish-piloti merr frymë në mënyrë të pavarur dhe kryen trajtime fizioterapeutike për tonusin muskulor. Megjithatë, ai nuk është në gjendje të flasë apo të lëvizë.