Dorëheqja e Mong-gyu vjen pas kritikave të ashpra publike, pas dështimit për të kaluar fazën e grupeve në Kupën e Botës. Kjo lëvizje pason largimin e selektorit Hong Myung-bo, i cili gjithashtu u shkarkua më herët.

“I gjithë suksesi është falë lojtarëve dhe tifozëve tanë, të gjitha gabimet janë përgjegjësia ime,” deklaroi Mong-gyu. Ai shprehu bindjen se futbolli korean do t’i kapërcejë vështirësitë dhe do të arrijë sërish nivele të larta.

Ylli i kombëtares, Son Heung-min, kërkoi falje publike për paraqitjen e ekipit. Ai tha se ndihej “i lënduar në mënyrë të papërshkrueshme” për rezultatin e Botërorit.