Një konflikt mes dy personave në lagjen nr. 1 të Korçës rezultoi në plagosjen e rëndë të njërës palë me sëpatë. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, ndërsa shkak ishte një sherr verbal i nisur mbrëmjen e kaluar.

Viktima u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës. Mjekët konfirmuan se ai kishte dëmtime të rënda në shpatull, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas ndërhyrjes mjekësore. Autori i sulmit u arrestua menjëherë nga policia dhe u shoqërua në Komisariat. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.