Ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshjeje verbale mes dy shtetasve, e cila kishte nisur një natë më parë. Konflikti u përshkallëzua në përleshje fizike gjatë ditës së sotme. I plagosuri u transportua menjëherë në spital.
Mjekët konfirmuan plagët në shpatull, por theksuan se gjendja shëndetësore e viktimës është jashtë rrezikut për jetën. Policia shoqëroi autorin e dyshuar në komisariat. Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit.