Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në Kosovë, procesin e formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare, si dhe për integrimin evropian dhe euroatlantik të vendit. Konjufca vlerësoi rolin e Parlamentit Evropian në mbështetjen e aspiratave evropiane të Kosovës dhe falënderoi Terrasin për angazhimin e tij.
Në takim u theksua rëndësia e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. U kërkua vëmendje e nevojshme për këtë aplikim, me qëllim avancimin e statusit të vendit kandidat dhe nisjen e negociatave për anëtarësim. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj agjendës evropiane, forcimit të bashkëpunimit me institucionet e BE-së dhe përmbushjes së kritereve për integrim të plotë.