Glauk Konjufca, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme, realizoi një vizitë pune në Republikën Federale të Nigerisë. Gjatë kësaj vizite, Konjufca u prit nga senatori George Akume, Sekretar i Qeverisë Federale të Nigerisë.

Qëllimi kryesor i takimit ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Nigerisë. Konjufca theksoi rëndësinë e ndërtimit të një angazhimi konstruktiv dhe shqyrtimin e mundësive për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Konjufca shprehu kënaqësinë për vizitën dhe takimin me senatorin Akume. Ai e falënderoi Akumen dhe kabinetin e tij për mikpritjen e ngrohtë.