Amendamenti, i depozituar dy javë më parë në Kongresin Amerikan, i kërkon agjencive ligjzbatuese të nisin procedurat. Propozimi ka kaluar tashmë komisionin e rregulloreve dhe atë të ligjeve në SHBA. Tani pritet miratimi në seancë plenare në Kongres.

Sipas amendamentit, Sekretari i Shtetit, në koordinim me drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, duhet t'u paraqesë komiteteve përkatëse të Kongresit një raport të klasifikuar brenda 180 ditësh nga hyrja në fuqi e ligjit. Raporti do të shqyrtojë shkallën e narkotrafikut në Shqipëri dhe rolin e qeverisë së Shqipërisë në lehtësimin ose mundësimin e këtij trafiku.

Joe Wilson është anëtar i Komisionit të Jashtëm dhe i Komisionit të Sigurisë dhe Armatimeve në Kongres. Ai është gjithashtu bashkëkryetar i Dhomës së Miqësisë Shqipëri-SHBA në Dhomën e Përfaqësuesve.