Policia e Tiranës procedoi penalisht shtetasin N. Ç., 48 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”. Ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshjeje për instalimin e një karikuesi në trotuar.
Sipas hetimeve paraprake, N. Ç. dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin M. L., 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij gjatë konfliktit. Nga ana tjetër, N. Ç. ka paraqitur kallëzim në polici, duke pretenduar se është kanosur verbalisht nga 53-vjeçari.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.